Si student (Xhosh Mek-Dauell) i Kolegjit “Kellog”1, po përgatitesha të vazhdoja studimet për juridik dhe më pas t’i futesha politikës. Nga gjithë studentët e atyshëm, më ra në sy një grup studentësh që jetonin ndryshe. Në vend që të jetonin për paranë, suksesin apo famën, këta studentë e donin me të vërtetë njëri-tjetrin. Unë vija nga një familje me probleme, ku isha përdhunuar nga punëtori i fermës sonë, Uejn Bejli, çdo javë, për shtatë vjet. Ndaj thellë në shpirt e dëshiroja fort atë dashuri që ata dukej se përjetonin dhe e shfaqnin me sinqeritet. Dashuria e tyre për të gjithë njerëzit, si për ata brenda, dhe për ata jashtë grupit të tyre, më dukej e çuditshme. Po thellë në shpirt e dëshiroja shumë ta kisha edhe unë.
Një të premte mbasdite vonë, isha ulur vetëm në një bibliotekë në Londër, në Angli, i kapitur pas muajsh të tërë kërkimesh. Papritur dëgjova një si zë që më foli. Normalisht nuk para dëgjoj zëra, ndaj u shokova dhe u turbullova shumë. Ai zë më tha: Xhosh, t’i nuk ke as edhe një provë ku të kapesh. Ia zura menjëherë gojën këtij zëri. Në fund të fundit qëllimi im ishte të hidhja poshtë krishterimin, jo ta besoja atë. Është interesante që pothuaj çdo ditë tjetër pas asaj dite dëgjova të njëjtin zë, por më të fortë, më të fortë dhe akoma më të fortë! Sa më shumë i analizoja provat, aq më tepër më bënin të arrija në përfundimin e kundërt të asaj që doja të provoja.
Kisha qëllim të hidhja poshtë krishterimin, por puna kërkimore më bëri të arrija në përfundimin që unë mund t’i besoja Biblës se Jezusi është Perëndi, dhe se Ai u ringjall nga të vdekurit në ditën e tretë.
Edhe pse e dija që gjithçka qe e vërtetë, në fillim nuk desha t’ia përkushtoj jetën ndjekjes së Jezusit. Kisha frikë nga ajo që do të mendonin njerëzit për mua dhe nga kostoja e të qenit besimtar. Por tani, pas pesë dekadash që ndjek Krishtin, mund ta them me gjithë zemër se ishte vendimi më i mirë i jetës sime. Provat më tërhoqën vëmendjen, por ishte dashuria e Perëndisë, të cilën e pashë të shfaqur në jetët e atyre studentëve në fillim të udhëtimit tim, ajo që më pushtoi zemrën përfundimisht.
Bijtë janë trashëgim nga Zoti; fëmijët janë shpërblim prej tij. – Psalmi 1:3
Duke qenë të sigurtë se ai (Zoti), që filloi një punë të mirë në ju, do të kujdeset për ta përfunduar në ju deri në ditën e Jezu Krishtit. – Filipianëve 1:6
Dua të përshëndes një grup të çmuar njerëzish që ndihmuan në bërjen e këtij libri;
Norman Uejkfildi, i cili ka pasur influencë të thellë tek unë si ati im. Aftësitë e tij të mprehta (në një libër të shkruar bashkë, me titull Ndryshimet atërore, e mprehën më shumë mendimin tim mbi rolin e Atit qiellor mbi jetën time si baba. Përkushtimi i thellë i Normanit për të jetuar sipas imazhit të Perëndisë është reflektuar në shumë shembuj të jetës së tij, pjesë të së cilës unë i kam përdorur në këtë libër;
Lerri Kifauveri për ndihmën që dha për formimin e bocetit të parë të këtij dorëshkrimi;
Bob Hostetlëri për ndihmën për modelimin e bocetit të parë në formën përfundimtare të tij;
Xhenis Uipli për mbështetjen dhe ekspertizën në drejtimin e projektit gjatë procesit të redaktimit;
Dejv Bellis, partneri im nëntëmbëdhjetë vjeçar, për idenë e skicës, struk turimin krijues të librit dhe lehtësimin e gjithë projektit të mbushur me detaje plotësuese.
Dhe në fund, gruan time, Doti, dhe fëmijët e mi, Shauni, Kelli, Kejti dhe Hedhër, për durimin, dashurinë dhe përkrahjen që më kanë dhënë në këtë «formim» praktik për t’u bërë baba i mirë.
Xhosh Mekdauell