Altin Kita është themeluesi i kishës ungjillore ICF Tirana. Ai gjithashtu bashkë—drejton Rrjetin e Kishëmbjelljes 20/20 dhe Precept Ministries Albania. Shkruan rregullisht në https://altinkita.com për krijueshmërinë, lidershipin, shërbesën dhe grimca shprese.
Ai dhe bashkëshortja e tij Oreada kanë dy djem, Martin dhe Rubin, dhe ndajnë të njëjtin pasion për ta treguar dashurinë e Perëndisë në mënyra sa më praktike. Ka shumë pasion të ndihmojë dhe të përfshijë të rinjtë në nisma të reja, shërbesa, kishëmbjellje dhe projekte.
Këshillon dhe udhëzon rregullisht lidera të rinj në fusha të ndryshme.
“Të gjithë njerëzit e Perëndisë janë të zakonshëm, por bëhen të jashtëzakonshëm nga qëliimi që Ai u jep atyre.” – Oswald Chambers
“Dyshimi vret shumë më shumë ëndrra nga ç’vret dështimi.” – Suzy Kassem
Altin Kita ju fton në një udhëtim për vetë-zbulim që shkon përtej kufijve të botës së prekshme. Në faqet në vijim, do të eksploroni temën e përjetshme dhe të thellë të njohjes së Perëndisë.
Ai nuk ju jep receta se çfarë të besoni, por përkundrazi, me përvojën e prindit dhe mikut të shumë të rinjve, synon t’ju ofrojë mjete dhe këndvështrime për t’ju ndihmuar në kërkimin tuaj personal. Ai ju inkurajon të mendoni për pyetjet e mëdha: “Çfarë do të thotë Zoti për ju? Si mund të krijoni një marrëdhënie të shëndetshme me të? Si mund të jetë besimi një burim force, udhëzimi dhe paqeje në jetën tuaj?” Përgjatë këtij libri, do të hasni histori të ndryshme, pyetje dhe këshilla për t’ju ndihmuar të eksploroni besimin dhe përvojën tuaj.