Altin Kita është themeluesi i kishës ungjillore ICF Tirana. Ai gjithashtu bashkë—drejton Rrjetin e Kishëmbjelljes 20/20 dhe Precept Ministries Albania. Shkruan rregullisht në https://altinkita.com për krijueshmërinë, lidershipin, shërbesën dhe grimca shprese.

Ai dhe bashkëshortja e tij Oreada kanë dy djem, Martin dhe Rubin, dhe ndajnë të njëjtin pasion për ta treguar dashurinë e Perëndisë në mënyra sa më praktike. Ka shumë pasion të ndihmojë dhe të përfshijë të rinjtë në nisma të reja, shërbesa, kishëmbjellje dhe projekte.

Këshillon dhe udhëzon rregullisht lidera të rinj në fusha të ndryshme.


“Të gjithë njerëzit e Perëndisë janë të zakonshëm, por bëhen të jashtëzakonshëm nga qëliimi që Ai u jep atyre.” – Oswald Chambers

“Dyshimi vret shumë më shumë ëndrra nga ç’vret dështimi.” – Suzy Kassem


Altin Kita ju fton në një udhëtim për vetë-zbulim që shkon përtej kufijve të botës së prekshme. Në faqet në vijim, do të eksploroni temën e përjetshme dhe të thellë të njohjes së Perëndisë.

Ai nuk ju jep receta se çfarë të besoni, por përkundrazi, me përvojën e prindit dhe mikut të shumë të rinjve, synon t’ju ofrojë mjete dhe këndvështrime për t’ju ndihmuar në kërkimin tuaj personal. Ai ju inkurajon të mendoni për pyetjet e mëdha: “Çfarë do të thotë Zoti për ju? Si mund të krijoni një marrëdhënie të shëndetshme me të? Si mund të jetë besimi një burim force, udhëzimi dhe paqeje në jetën tuaj?” Përgjatë këtij libri, do të hasni histori të ndryshme, pyetje dhe këshilla për t’ju ndihmuar të eksploroni besimin dhe përvojën tuaj.

Ai të njeh
Altin Kita
https://libra.bibla.al/wp-content/uploads/2025/01/Ai-te-njeh-Altin-Kita.epub
https://libra.bibla.al/wp-content/uploads/2025/01/Ai_te_njeh_-_Altin_Kitadddd1-1.pdf
Besimi

Bob Taldi u rrit në Dakotën e Jugut, ku u diplomua nga Universiteti | Dakotës së Jugut në vitin 1971. Ai ka qenë anëtar i personelit të Cru-së prej 46 vitesh, duke shërbyer me “Cru Campus”, “Josh McDowell Ministry”, “Global Operations Leadership Development” dhe “U.S. Leadership Development”.

Bobi e filloi blogun e tij LeadingWithQuestions.com, bashkë me llogaritë e tij në “Twitter”, “LinkedIn”, “Facebook” dhe “Google+”, si një mënyrë për t’u lidhur më mirë me audiencën e tij të synuar: drejtuesit potencialë për Cru-në, të cilët janë 20 dhe 30 e ca vjeçarë. Sot blogu i tij siguron një burim të vazhdueshëm metodash të reja (pyetje të reja) për të gjithë instruktorët dhe drejtuesit e Cru-së, dhe ndiqet nga udhëheqës në më shumë se 190 shtete.


“Unë besoj se Zoti më ka bërë për një qëllim, por ai më ka bërë edhe të shpejtë dhe, kur vrapoj, ndiej kënaqësinë e Tij.” – Erik Lidëll

“Asnjëherë nuk kam mësuar gjë ndërsa kam qenë duke folur. Gjithsesi, kam mësuar shumë duke bërë pyetje dhe duke dëgjuar.” – Mark DeMoss


“Në librin Po, kjo është pyetje shumë e mirë, Bob Taidi na ofron një tezë të fuqishme për të udhëhequr përmes pyetjeve dhe ilustrimeve të mrekullueshme, dhe mënyra specifike për ta vënë në zbatim me efektivitet. Ky libër është i domosdoshëm për ata persona që duan ta çojnë udhëheqjen e tyre në një nivel më të lartë zhvillimi.

Pyet. Dëgjo. Përfshi skuadrën. Bob Taidi na sfidon të krijojmë një lidhje me njerëzit tanë në një mënyrë të sinqertë dhe të kujdesshme, duke përdorur pyetjet si mënyrën për të arritur rezultate më të mira. Ju do të gjeni veten në këto histori dhe do të bindeni për ndryshim. Dhe skuadra do t’ju falënderojë.

Po, kjo është një pyetje shumë e mirë!
Bob Tiede
https://libra.bibla.al/wp-content/uploads/2025/01/Po-kjo-eshte-nje-pyetje-shume-Bob-Tiede.epub
https://libra.bibla.al/wp-content/uploads/2025/01/Po-kjo-eshte-nje-pyetje-shume-Bob-Tiede.pdf
Besimi

Bruce L. Shelley ishte profesor i historisë së kishës dhe teologjisë historike për një kohë të gjatë në Seminarin e Denverit. Ai iu bashkua stafit mësimor në vitin 1957.

Ai fitoi një doktoraturë (Ph.D.) nga Universiteti i Iowa-s dhe mori një diplomë teologjie nga Seminari Fuller. Gjithashtu, ai ndoqi Kolegjin Biblik të Columbias.

Dr. Shelley shkroi ose redaktoi mbi njëzet libra, duke përfshirë: Historia e Kishës me Gjuhë të Thjeshtë, Të gjithë Shenjtorët Të Adhurojnë Ty, Ungjilli dhe Ëndrra Amerikane, Teologjia e Njerëzve të Zakonshëm dhe Kisha Konsumatore. Ai shërbeu në bordin këshillues redaktues të Historisë së Krishterë dhe publikoi artikuj të shumtë për revista dhe enciklopedi. Gjithashtu, ai shërbeu si redaktor këshillues për Fjalorin e Krishterimit në Amerikë të InterVarsity. Ai ishte redaktor korrespondent i Christianity Today dhe publikoi artikuj në Enciklopedia Amerikana, Fjalori Ungjillor i Teologjisë dhe Fjalori Ndërkombëtar i Ri i Kishës së Krishterë.


Krishterimi është e vetmja fe e madhe që ka si ngjarje qendrore poshtërimin e Zotit të saj.” – Bruce L. Shelley

“Në njëfarë kuptimi, ngritja e Anabaptizmit nuk ishte surprizë. Shumica e lëvizjeve revolucionare prodhojnë një krah radikalësh që ndihen të thirrur nga Zoti për të reformuar reformimin.” – Bruce L. Shelley


“Ky libër ka përmbushur një synim fisnik: t’i bëjë lexuesit ungjillorë që të merren me historinë e tyre dhe të njihen me botën e krishterë në tërësi. Libri pati sukses për shkak të Brus Shellit, i cili u tregua shumë i aftë. Solli karakterin e vet të mirë dhe interesimin për kishën, syrin dhe formimin e tij si historian, prozën e gjallë për bisedat dhe rrëfimin, si edhe vitet e përvojës së tij të frytshme në auditorë të ndryshëm. Libri u mirëprit gjerësisht dhe përzemërsisht për shkak të disiplinës së Brusit. Ai u përqendrua në një audiencë të gjerë, duke i qëndruar besnik gjuhës së drejtpërdrejtë dhe të thjeshtë që pati premtuar. I përzgjodhi materialet në disa mënyra, të cilat jam i bindur se ishin të dhimbshme për një njeri me formimin e tij si historian. Ai nuk u përpoq të ishte i hollësishëm në çdo gjë, por zgjodhi që të rrëfente ngjarje përfaqësuese, të cilat mund t’i japin lexuesit ndjesinë e tërësisë dhe të plotësisë. Në pjesën dërrmuese, secila prej këtyre ngjarjeve mund të lexohet në mënyrë të pavarur. Dr. Shelli nuk e shpërqendron lexuesin me citime. Lexuesit ose studentët kureshtarë mund t’i gjejnë referencat për secilin kapitull në shënimet në fund të librit, ndërsa sugjerimet për lexime të mëtejshme mund t’i gjejnë në fund të secilit kapitull. Unë kam ndjekur stilin e tij thjeshtë, duke shtuar shënime sqaruese dhe duke i shënuar me shenjën e yllit rekomandimet e mia shtesë për libra të ndryshëm.”

Rendi L. Haçhet,

Profesor i Teologjisë dhe Filozofisë Universiteti Baptist i Hjustonit  

Historia e Kishës
Bruce L. Kelley
https://libra.bibla.al/wp-content/uploads/2025/01/Historia-e-Kishes-Bruce-L.-Shelley.epub
https://libra.bibla.al/wp-content/uploads/2025/01/Historia-e-Kishes-Bruce-L.-Shelley.pdf
Besimi

Si student (Xhosh Mek-Dauell) i Kolegjit “Kellog”1, po përgatitesha të vazhdoja studimet për juridik dhe më pas t’i futesha politikës. Nga gjithë studentët e atyshëm, më ra në sy një grup studentësh që jetonin ndryshe. Në vend që të jetonin për paranë, suksesin apo famën, këta studentë e donin me të vërtetë njëri-tjetrin. Unë vija nga një familje me probleme, ku isha përdhunuar nga punëtori i fermës sonë, Uejn Bejli, çdo javë, për shtatë vjet. Ndaj thellë në shpirt e dëshiroja fort atë dashuri që ata dukej se përjetonin dhe e shfaqnin me sinqeritet. Dashuria e tyre për të gjithë njerëzit, si për ata brenda, dhe për ata jashtë grupit të tyre, më dukej e çuditshme. Po thellë në shpirt e dëshiroja shumë ta kisha edhe unë.

Një të premte mbasdite vonë, isha ulur vetëm në një bibliotekë në Londër, në Angli, i kapitur pas muajsh të tërë kërkimesh. Papritur dëgjova një si zë që më foli. Normalisht nuk para dëgjoj zëra, ndaj u shokova dhe u turbullova shumë. Ai zë më tha: Xhosh, t’i nuk ke as edhe një provë ku të kapesh. Ia zura menjëherë gojën këtij zëri. Në fund të fundit qëllimi im ishte të hidhja poshtë krishterimin, jo ta besoja atë. Është interesante që pothuaj çdo ditë tjetër pas asaj dite dëgjova të njëjtin zë, por më të fortë, më të fortë dhe akoma më të fortë! Sa më shumë i analizoja provat, aq më tepër më bënin të arrija në përfundimin e kundërt të asaj që doja të provoja.

Kisha qëllim të hidhja poshtë krishterimin, por puna kërkimore më bëri të arrija në përfundimin që unë mund t’i besoja Biblës se Jezusi është Perëndi, dhe se Ai u ringjall nga të vdekurit në ditën e tretë.

Edhe pse e dija që gjithçka qe e vërtetë, në fillim nuk desha t’ia përkushtoj jetën ndjekjes së Jezusit. Kisha frikë nga ajo që do të mendonin njerëzit për mua dhe nga kostoja e të qenit besimtar. Por tani, pas pesë dekadash që ndjek Krishtin, mund ta them me gjithë zemër se ishte vendimi më i mirë i jetës sime. Provat më tërhoqën vëmendjen, por ishte dashuria e Perëndisë, të cilën e pashë të shfaqur në jetët e atyre studentëve në fillim të udhëtimit tim, ajo që më pushtoi zemrën përfundimisht.


“Nuk ka një formë të hershme të krishterimit, të njohur për ne – ndonëse janë disa të tilla që janë shpikur nga studiues mendjehollë – që në thelb të tyre nuk pohojnë se pas vdekjes së turpshme të Jezusit, Perëndia e ringjalli atë përsëri. Pothuaj në kohën e Palit, kur kemi edhe të dhënat e shkruara më të hershme, ringjallja e Jezusit nuk është vetëm një element besimi i shkëputur. Ringjallja është endur në thelb të strukturës së jetës dhe mendimeve të krishtera.” – N. T. Rajt

“Disa drurë bëjnë më shumë flakë kur digjen së bashku; por lëre njërin mënjanë në vatrën e ftohtë të oxhakut dhe zjarri do të shuhet. Kështu është me marrëdhëniet e tua me të krishterë të tjerë.” – Xhosh Mek-Dauell


Ringjallja dhe ti është një libër, të cilin, im bir, Shoni, dhe unë, e kemi shkruar së bashku. Nëse je besimtar, shpresojmë që ky libër të të japë disa prova, të cilat do të të ndihmojnë të kuptosh se besimi yt është i mbështetur mbi themele të forta. Nëse je dakord, mendo që t’ia japësh këtë libër ndonjë shoku që nuk është i krishterë?

Nëse je skeptik, e vetmja gjë që të kërkojmë është ta lexosh këtë libër me mendje të hapur. Nëse Jezusi u ringjall vërtet nga të vdekurit, duke vërtetuar kështu që Ai është Perëndi (Romakëve 1:4), atëherë s’ka asgjë më të rëndësishme në jetë sesa të ndjekësh Atë. Nëse Jezusi nuk u ringjall nga të vdekurit, atëherë ti nuk ke asgjë për të humbur. E gjitha është veç një shaka e keqe.

Askush nuk e ka ndryshuar botën më shumë sesa Jezu Krishti. Dhe Ai akoma ndryshon jetë edhe sot. Tani, le të shqyrtojmë provat për ringjalljen dhe se çdo të thotë kjo për jetën tënde.

Ringjallja dhe TI
Xhosh Mek-Dauell, Shon Mek-Dauell
https://libra.bibla.al/wp-content/uploads/2025/01/RINGJALLJA-DHE-TI-Xhosh-Mek-Dauell-Shon-Mek-Daue.epub
https://libra.bibla.al/wp-content/uploads/2025/01/RINGJALLJA-DHE-TI-Xhosh-Mek-Dauell-Shon-Mek-Daue.pdf
Besimi
Bill Lawrence është President i Leader Formation International dhe Profesor i Lartë Emeritus në Dallas Theological Seminary, ku ka shërbyer me kohë të plotë për njëzet e katër vjet dhe ka drejtuar gjithashtu Qendrën për Udhëheqjen e Krishterë. Ai ishte pastor themelues i South Hills Community Church në San Jose, CA, për 12 vjet përpara se t’i bashkohej fakultetit të Dallas Seminary.

Gjatë dyzet e pesë viteve të fundit, fokusi i tij ka qenë transformimi i zemrave të udhëheqësve. Që nga themelimi i Leader Formation International në vitin 2002, Bill ka folur në konferenca ndërkombëtare, ka dhënë mësim në seminare, ka udhëhequr seminare dhe ka mentoruar udhëheqës në Azi, Azinë Qendrore, Rusi, Evropën Lindore, Evropë, Amerikën Latine, Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Qëllimi i tij është të angazhojë udhëheqësit duke i udhëhequr ata të shohin dorën e Perëndisë në rritjen e tyre shpirtërore dhe duke i inkurajuar të integrojnë karakterin me kompetencën e tyre. Pjesa më e madhe e shërbesës së tij ka ndodhur në vende të mbyllura, ku udhëheqja e kishës është ende në zhvillim.

Autori banon në Dallas, Texas.


… të ndjekësh jezusin do të thotë të bëjmë ashtu siç bëri ai dhe ta bëjmë këtë gjë me anë të tij. ne e zbrazim veten, e përulim veten dhe e sakrifikojmë veten. – Bill Lawrence

Nga errësira e dëshpërimit tonë vjen një lavdi që ne kurrë nuk e kemi imagjinuar, lavdia e ringjalljes. – Bill Lawrence


Më shumë se 2000 vjet më parë dymbëdhjetë burra të pashoq hodhën themelet për një lëvizje, e cila ka transformuar kultura, ka ndikuar breza, ka rrëzuar qeveri, i ka përmbysur të gjitha përpjekjet që iu kundërvunë për ta shkatërruar atë dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite të qëndrojë e fortë.

Askush tjetër në historinë e njerëzimit nuk e ka ndryshuar botën siç bënë këta dymbëdhjetë persona.

Për shkak të përkushtimit të tyre, me miliarda njerëz ia kanë besuar jetët mesazhit që ata ndanë, kanë hequr dorë nga fama dhe pasuria për shkak të kauzës së tyre dhe kanë vdekur për të vërtetën që ata jetuan. Ata nuk kishin as pushtet, as pozita, as ndonjë gjenealogji të veçantë, e megjithatë lëvizja e tyre ka lulëzuar përgjatë epokave.

Në ç’mënyrë e zotëruan një fuqi të tillë këta njerëz të pafuqishëm?

Ata ndoqën Jezusin, i cili i thirri drejtuesit e ardhshëm të misionit të Tij, që ta ndiqnin Atë edhe në hapat më sfidues që Ai mund të hidhte. Kjo gjë kërkonte një fokus të ri – procesin e formimit të udhëheqësit.

Kultivimi i Zemrës se Udhëqësisë
Bill Lawrence
https://libra.bibla.al/wp-content/uploads/2025/01/Kultivimi-i-Zemres-Bill-Lawrence.epub
https://libra.bibla.al/wp-content/uploads/2025/01/Kultivimi-i-Zemres-Bill-Lawrence.pdf
Besimi

Si student (Xhosh Mek-Dauell) i Kolegjit “Kellog”1, po përgatitesha të vazhdoja studimet për juridik dhe më pas t’i futesha politikës. Nga gjithë studentët e atyshëm, më ra në sy një grup studentësh që jetonin ndryshe. Në vend që të jetonin për paranë, suksesin apo famën, këta studentë e donin me të vërtetë njëri-tjetrin. Unë vija nga një familje me probleme, ku isha përdhunuar nga punëtori i fermës sonë, Uejn Bejli, çdo javë, për shtatë vjet. Ndaj thellë në shpirt e dëshiroja fort atë dashuri që ata dukej se përjetonin dhe e shfaqnin me sinqeritet. Dashuria e tyre për të gjithë njerëzit, si për ata brenda, dhe për ata jashtë grupit të tyre, më dukej e çuditshme. Po thellë në shpirt e dëshiroja shumë ta kisha edhe unë.

Një të premte mbasdite vonë, isha ulur vetëm në një bibliotekë në Londër, në Angli, i kapitur pas muajsh të tërë kërkimesh. Papritur dëgjova një si zë që më foli. Normalisht nuk para dëgjoj zëra, ndaj u shokova dhe u turbullova shumë. Ai zë më tha: Xhosh, t’i nuk ke as edhe një provë ku të kapesh. Ia zura menjëherë gojën këtij zëri. Në fund të fundit qëllimi im ishte të hidhja poshtë krishterimin, jo ta besoja atë. Është interesante që pothuaj çdo ditë tjetër pas asaj dite dëgjova të njëjtin zë, por më të fortë, më të fortë dhe akoma më të fortë! Sa më shumë i analizoja provat, aq më tepër më bënin të arrija në përfundimin e kundërt të asaj që doja të provoja.

Kisha qëllim të hidhja poshtë krishterimin, por puna kërkimore më bëri të arrija në përfundimin që unë mund t’i besoja Biblës se Jezusi është Perëndi, dhe se Ai u ringjall nga të vdekurit në ditën e tretë.

Edhe pse e dija që gjithçka qe e vërtetë, në fillim nuk desha t’ia përkushtoj jetën ndjekjes së Jezusit. Kisha frikë nga ajo që do të mendonin njerëzit për mua dhe nga kostoja e të qenit besimtar. Por tani, pas pesë dekadash që ndjek Krishtin, mund ta them me gjithë zemër se ishte vendimi më i mirë i jetës sime. Provat më tërhoqën vëmendjen, por ishte dashuria e Perëndisë, të cilën e pashë të shfaqur në jetët e atyre studentëve në fillim të udhëtimit tim, ajo që më pushtoi zemrën përfundimisht.


Bijtë janë trashëgim nga Zoti; fëmijët janë shpërblim prej tij.Psalmi 1:3

Duke qenë të sigurtë se ai (Zoti), që filloi një punë të mirë në ju, do të kujdeset për ta përfunduar në ju deri në ditën e Jezu Krishtit. – Filipianëve 1:6


Dua të përshëndes një grup të çmuar njerëzish që ndihmuan në bërjen e  këtij libri;

Norman Uejkfildi, i cili ka pasur influencë të thellë tek unë si ati im.  Aftësitë e tij të mprehta (në një libër të shkruar bashkë, me titull Ndryshimet atërore, e mprehën më shumë mendimin tim mbi rolin e  Atit qiellor mbi jetën time si baba. Përkushtimi i thellë i Normanit për  të jetuar sipas imazhit të Perëndisë është reflektuar në shumë shembuj të jetës së tij, pjesë të së cilës unë i kam përdorur në këtë libër;

Lerri Kifauveri për ndihmën që dha për formimin e bocetit të parë të këtij dorëshkrimi;

Bob Hostetlëri për ndihmën për modelimin e bocetit të parë në formën përfundimtare të tij;

Xhenis Uipli për mbështetjen dhe ekspertizën në drejtimin e projektit gjatë procesit të redaktimit;

Dejv Bellis, partneri im nëntëmbëdhjetë vjeçar, për idenë e skicës, struk turimin krijues të librit dhe lehtësimin e gjithë projektit të mbushur me detaje plotësuese.

Dhe në fund, gruan time, Doti, dhe fëmijët e mi, Shauni, Kelli, Kejti dhe Hedhër, për durimin, dashurinë dhe përkrahjen që më kanë dhënë në këtë «formim» praktik për t’u bërë baba i mirë.

Xhosh Mekdauell

Lidhja me Atin
Xhosh MekDauell
https://libra.bibla.al/wp-content/uploads/2025/03/Lidhja-me-Atin-Xhosh-Mek-Dauell-1.epub
https://libra.bibla.al/wp-content/uploads/2025/03/Lidhja-me-Atin-Xhosh-Mek-Dauell.pdf
Besimi

Craig L. BLomBerg është profesor i dalluar i Dhiatës së re në seminarin e Denverit në SHBA. Ka fituar gradën Doktor i shkencave Filozofike si studiues i Dhiatës së re nga universiteti i Aberdin në Skoci. Gjithashtu, ka punuar si kërkues shkencor në universitetin e Kembrixhit në Angli dhe është autor shumë i njohur librash dhe artikujsh.


Kurrë mos e merrni lehtë interpretimin biblik. Kurrë mos supozoni se keni arritur ose mësuar gjithçka që mund të mësoni. Bëhuni një mësues i përhershëm, por gjithmonë aplikoni atë që po mësoni te vetja në situata reale. Interpretimi i saktë ka për qëllim të çojë në bindje. – Craig L. Blomberg


“Profesor Craig Blomberg njihet dhe vlerësohet botërisht në Amerikë dhe në shumë vende të tjera si një ndër akademikët më të respektuar ungjillorë të kohës sonë. Por atë e njohin edhe shumë njerëz të thjeshtë, sepse kalibri i tij akademik u popullarizua sidomos përmes librit Çështja e Krishtit të Lee Strobel.

Zbulesa konsiderohet si libri më i vështirë i Biblës për t’u kuptuar dhe shpesh lihet pa u lexuar, ndërkohë që Zbulesa është i vetmi libër që thotë shprehimisht se leximi i kësaj profecie bekon. Të krishterët në përgjithësi duket se nuk kanë besim tek vetja për ta kuptuar, duke e lexuar Zbulesën vetë, dhe gjithmonë synojnë shpjegimet e të tjerëve, që mund të variojnë në një gamë shumë të gjerë këndvështrimesh dhe interpretimesh.

As profesor Blomberg, dhe as ne, botuesit, nuk presim që çdo lexues të pajtohet me të në çdo mendim për Zbulesën, por shpresojmë që thjeshtësia dhe qartësia e arsyetimit do të inkurajojnë mendimin e çliruar nga paragjykimet dhe pasiguria, që të përtypë bekimin e Zbulesës, duke e lexuar vetë.”

Ylli Doçi
Drejtor Kombëtar i IJR-së për Shqipërinë dhe Kosovën

Libri i Zbulesës
Craig L. Blomberg
https://libra.bibla.al/wp-content/uploads/2025/01/Libri-i-Zbuleses-Craig-L.-BlomBerg-1.epub
https://libra.bibla.al/wp-content/uploads/2025/01/Libri-i-Zbuleses-Craig-L.-BlomBerg.pdf
Besimi
A e ka hequr qafe shkenca Perëndinë?
John Blanchard
https://libra.bibla.al/wp-content/uploads/2025/01/AKHQSHP-eBook.pdf
AEM-Misioni Ungjillor
Pse erdhi Jezusi në tokë?
John Blanchard
https://libra.bibla.al/wp-content/uploads/2025/01/Pse_erdhi_Jezusi_ne_toke.pdf
Besimi
A mund të jemi mirë pa Perëndinë?
John Blanchard
https://libra.bibla.al/wp-content/uploads/2025/01/A-mund-te-jemi-mire-pa-Perendine.pdf
Besimi