Më shumë se zdrukthëtar

Më shumë se zdrukthëtar

Author: Xhosh, Shon Mek-Dauell
Category: Besimi

Si student (Xhosh Mek-Dauell) i Kolegjit “Kellog”1, po përgatitesha të vazhdoja studimet për juridik dhe më pas t’i futesha politikës. Nga gjithë studentët e atyshëm, më ra në sy një grup studentësh që jetonin ndryshe. Në vend që të jetonin për paranë, suksesin apo famën, këta studentë e donin me të vërtetë njëri-tjetrin. Unë vija nga një familje me probleme, ku isha përdhunuar nga punëtori i fermës sonë, Uejn Bejli, çdo javë, për shtatë vjet. Ndaj thellë në shpirt e dëshiroja fort atë dashuri që ata dukej se përjetonin dhe e shfaqnin me sinqeritet. Dashuria e tyre për të gjithë njerëzit, si për ata brenda, dhe për ata jashtë grupit të tyre, më dukej e çuditshme. Po thellë në shpirt e dëshiroja shumë ta kisha edhe unë.

Një të premte mbasdite vonë, isha ulur vetëm në një bibliotekë në Londër, në Angli, i kapitur pas muajsh të tërë kërkimesh. Papritur dëgjova një si zë që më foli. Normalisht nuk para dëgjoj zëra, ndaj u shokova dhe u turbullova shumë. Ai zë më tha: Xhosh, t’i nuk ke as edhe një provë ku të kapesh. Ia zura menjëherë gojën këtij zëri. Në fund të fundit qëllimi im ishte të hidhja poshtë krishterimin, jo ta besoja atë. Është interesante që pothuaj çdo ditë tjetër pas asaj dite dëgjova të njëjtin zë, por më të fortë, më të fortë dhe akoma më të fortë! Sa më shumë i analizoja provat, aq më tepër më bënin të arrija në përfundimin e kundërt të asaj që doja të provoja.

Kisha qëllim të hidhja poshtë krishterimin, por puna kërkimore më bëri të arrija në përfundimin që unë mund t’i besoja Biblës se Jezusi është Perëndi, dhe se Ai u ringjall nga të vdekurit në ditën e tretë.

Edhe pse e dija që gjithçka qe e vërtetë, në fillim nuk desha t’ia përkushtoj jetën ndjekjes së Jezusit. Kisha frikë nga ajo që do të mendonin njerëzit për mua dhe nga kostoja e të qenit besimtar. Por tani, pas pesë dekadash që ndjek Krishtin, mund ta them me gjithë zemër se ishte vendimi më i mirë i jetës sime. Provat më tërhoqën vëmendjen, por ishte dashuria e Perëndisë, të cilën e pashë të shfaqur në jetët e atyre studentëve në fillim të udhëtimit tim, ajo që më pushtoi zemrën përfundimisht.


“Krishtërimi nuk është fe. Fe është kur njerëzit përpiqen të arrijnë tek Perëndia nëpërmjet veprave të mira. Krishtërimi është Perëndia që vjen tek njerëzit nëpërmjet Jezu Krishtit.” – Xhosh Mek-Dauell

“Shumë ateistë të vjetër e vajtuan vdekjen e Perëndisë. Ateistët e Rinj e festojnë vdekjen e Perëndisë” – Xhosh Mek-Dauell


Që nga botimi i parë, në vitin 1977, ky libër i ka nxitur lexuesit të bëjnë pyetjen: “Cili është Jezusi?” Xhosh Mek-Dauelli i ndihmon ata që t’i përgjigjen kësaj pyetjeje dhe të vendosin vetë, në bazë të informacionit, fakteve shkencore dhe historike që sjell për Biblën, për Jezusin dhe ringjalljen e Tij, nëse Ai ishte gënjeshtar, i çmendur apo Zot.

Libri lexohet si një dokument personal kërkimor, i cili i reshton me saktësi faktet nga burime të besueshme që vijnë nga shkencëtarë laikë e nga teologë konservatorë.

Gjuha e përdorur është e thjeshtë dhe e kuptueshme për të gjithë, pa shumë terma teologjike.

Ky libër numëron sot më shumë se 15 milionë kopje të shitura dhe është përkthyer në shumë gjuhë të botës, ka ndikuar jetët e miliona njerëzve.

Botimi që keni në dorë është një ripunim i materialit origjinal që ka bërë autori Xhosh Mek-Dauell, bashkë me djalin e tij, Shonin.