Kultivimi i Zemrës se Udhëqësisë

Kultivimi i Zemrës se Udhëqësisë

Author: Bill Lawrence
Category: Besimi
Bill Lawrence është President i Leader Formation International dhe Profesor i Lartë Emeritus në Dallas Theological Seminary, ku ka shërbyer me kohë të plotë për njëzet e katër vjet dhe ka drejtuar gjithashtu Qendrën për Udhëheqjen e Krishterë. Ai ishte pastor themelues i South Hills Community Church në San Jose, CA, për 12 vjet përpara se t’i bashkohej fakultetit të Dallas Seminary.

Gjatë dyzet e pesë viteve të fundit, fokusi i tij ka qenë transformimi i zemrave të udhëheqësve. Që nga themelimi i Leader Formation International në vitin 2002, Bill ka folur në konferenca ndërkombëtare, ka dhënë mësim në seminare, ka udhëhequr seminare dhe ka mentoruar udhëheqës në Azi, Azinë Qendrore, Rusi, Evropën Lindore, Evropë, Amerikën Latine, Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Qëllimi i tij është të angazhojë udhëheqësit duke i udhëhequr ata të shohin dorën e Perëndisë në rritjen e tyre shpirtërore dhe duke i inkurajuar të integrojnë karakterin me kompetencën e tyre. Pjesa më e madhe e shërbesës së tij ka ndodhur në vende të mbyllura, ku udhëheqja e kishës është ende në zhvillim.

Autori banon në Dallas, Texas.


… të ndjekësh jezusin do të thotë të bëjmë ashtu siç bëri ai dhe ta bëjmë këtë gjë me anë të tij. ne e zbrazim veten, e përulim veten dhe e sakrifikojmë veten. – Bill Lawrence

Nga errësira e dëshpërimit tonë vjen një lavdi që ne kurrë nuk e kemi imagjinuar, lavdia e ringjalljes. – Bill Lawrence


Më shumë se 2000 vjet më parë dymbëdhjetë burra të pashoq hodhën themelet për një lëvizje, e cila ka transformuar kultura, ka ndikuar breza, ka rrëzuar qeveri, i ka përmbysur të gjitha përpjekjet që iu kundërvunë për ta shkatërruar atë dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite të qëndrojë e fortë.

Askush tjetër në historinë e njerëzimit nuk e ka ndryshuar botën siç bënë këta dymbëdhjetë persona.

Për shkak të përkushtimit të tyre, me miliarda njerëz ia kanë besuar jetët mesazhit që ata ndanë, kanë hequr dorë nga fama dhe pasuria për shkak të kauzës së tyre dhe kanë vdekur për të vërtetën që ata jetuan. Ata nuk kishin as pushtet, as pozita, as ndonjë gjenealogji të veçantë, e megjithatë lëvizja e tyre ka lulëzuar përgjatë epokave.

Në ç’mënyrë e zotëruan një fuqi të tillë këta njerëz të pafuqishëm?

Ata ndoqën Jezusin, i cili i thirri drejtuesit e ardhshëm të misionit të Tij, që ta ndiqnin Atë edhe në hapat më sfidues që Ai mund të hidhte. Kjo gjë kërkonte një fokus të ri – procesin e formimit të udhëheqësit.