Ai fitoi një doktoraturë (Ph.D.) nga Universiteti i Iowa-s dhe mori një diplomë teologjie nga Seminari Fuller. Gjithashtu, ai ndoqi Kolegjin Biblik të Columbias.
Dr. Shelley shkroi ose redaktoi mbi njëzet libra, duke përfshirë: Historia e Kishës me Gjuhë të Thjeshtë, Të gjithë Shenjtorët Të Adhurojnë Ty, Ungjilli dhe Ëndrra Amerikane, Teologjia e Njerëzve të Zakonshëm dhe Kisha Konsumatore. Ai shërbeu në bordin këshillues redaktues të Historisë së Krishterë dhe publikoi artikuj të shumtë për revista dhe enciklopedi. Gjithashtu, ai shërbeu si redaktor këshillues për Fjalorin e Krishterimit në Amerikë të InterVarsity. Ai ishte redaktor korrespondent i Christianity Today dhe publikoi artikuj në Enciklopedia Amerikana, Fjalori Ungjillor i Teologjisë dhe Fjalori Ndërkombëtar i Ri i Kishës së Krishterë.
Krishterimi është e vetmja fe e madhe që ka si ngjarje qendrore poshtërimin e Zotit të saj.” – Bruce L. Shelley
“Në njëfarë kuptimi, ngritja e Anabaptizmit nuk ishte surprizë. Shumica e lëvizjeve revolucionare prodhojnë një krah radikalësh që ndihen të thirrur nga Zoti për të reformuar reformimin.” – Bruce L. Shelley
“Ky libër ka përmbushur një synim fisnik: t’i bëjë lexuesit ungjillorë që të merren me historinë e tyre dhe të njihen me botën e krishterë në tërësi. Libri pati sukses për shkak të Brus Shellit, i cili u tregua shumë i aftë. Solli karakterin e vet të mirë dhe interesimin për kishën, syrin dhe formimin e tij si historian, prozën e gjallë për bisedat dhe rrëfimin, si edhe vitet e përvojës së tij të frytshme në auditorë të ndryshëm. Libri u mirëprit gjerësisht dhe përzemërsisht për shkak të disiplinës së Brusit. Ai u përqendrua në një audiencë të gjerë, duke i qëndruar besnik gjuhës së drejtpërdrejtë dhe të thjeshtë që pati premtuar. I përzgjodhi materialet në disa mënyra, të cilat jam i bindur se ishin të dhimbshme për një njeri me formimin e tij si historian. Ai nuk u përpoq të ishte i hollësishëm në çdo gjë, por zgjodhi që të rrëfente ngjarje përfaqësuese, të cilat mund t’i japin lexuesit ndjesinë e tërësisë dhe të plotësisë. Në pjesën dërrmuese, secila prej këtyre ngjarjeve mund të lexohet në mënyrë të pavarur. Dr. Shelli nuk e shpërqendron lexuesin me citime. Lexuesit ose studentët kureshtarë mund t’i gjejnë referencat për secilin kapitull në shënimet në fund të librit, ndërsa sugjerimet për lexime të mëtejshme mund t’i gjejnë në fund të secilit kapitull. Unë kam ndjekur stilin e tij thjeshtë, duke shtuar shënime sqaruese dhe duke i shënuar me shenjën e yllit rekomandimet e mia shtesë për libra të ndryshëm.”
Rendi L. Haçhet,
Profesor i Teologjisë dhe Filozofisë Universiteti Baptist i Hjustonit