Ky libër trajton një nga sfidat më të mëdha shpirtërore dhe emocionale të njeriut: hidhërimin. Duke u mbështetur në Shkrimin e Shenjtë dhe përvoja praktike, autorët shpjegojnë se si hidhërimi i shkaktuar nga padrejtësitë që përjetojmë nga të tjerët, ndikon në mendje, zemër e marrëdhëniet tona, dhe si mund të shndërrohet në një “rrënjë” që helmon jetën personale të besimtarit dhe atë komunitare. Përmes shembujve biblikë dhe mësimeve praktike, lexuesi ftohet të kuptojë dallimin mes fajit dhe hidhërimit, të njohë pasojat e mosfaljes dhe të përjetojë lirinë e vërtetë që vjen nga falja dhe dashuria e Krishtit.
Ky udhëzues i thjeshtë dhe i qartë është një ndihmë për këdo që kërkon shërim emocional, paqtim dhe një jetë të mbushur me paqe e gëzim të qëndrueshëm.