Pasuritë e Urtësisë Hyjnore
Author:
David Gooding
“Prej shumë vitesh David Gooding ka patur një shërbesë të jashtëzakonshme mësimdhënieje dhe predikimesh në Mbretërinë e Bashkuar dhe në botë. Prej dëgjimit të shtjellimeve të tij për Biblën, mijëra njerëzve iu është ngjallur edhe më shumë interesi për të. Mua personalisht më la mbresa të pashlyeshme kur, në fillimet e viteve 1960, e kam dëgjuar të flasë në një seri rreth librit të Veprave. Ishte koha kur po u kushtohej një vëmendje më e madhe rrjedhës së mendimit dhe zhvillimeve narrative në tekstet biblike, që ishte e vështirë t’i dalloje për shkak të vendosjes së numrave në vargjet e tekstit (ndonëse i dobishëm) në Versionin e Autorizuar, dhe në përkthimet e tjera të Biblës përgjithësisht.
Në vitet e fundit ka patur një program të vazhdueshëm për përkthimin e veprave të tij në gjuhë të ndryshme. Te Pasuritë e Urtësisë Hyjnore autori paraqet ide të çmuara për bashkëveprimin e të dy Dhiatave, duke i kushtuar vëmendje të veçantë mënyrës në të cilën Dhiata e Vjetër citohet dhe interpretohet në Dhiatën e Re.